Gjykatësi Pançevski: Sot në mëngjes më nxorën nga zyra si një leckë

Ish kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski, ka njoftuar në Fejsbuk se sot në mëngjes, ashtu siç thekson, është nxjerrë nga zyra e tij si leckë. Ai thotë se nuk ka pranuar kurrfarë vendimi, por as nuk ka qenë i njoftuar për çfarëdo procedure kundër tij, njofton Portalb.mk.

“Ja edhe këtë e prita, sot në mëngjes si leckë jam nxjerrë nga zyra dhe ndërtesa e gjykatës, polici gjyqësor erdhi ta mbyllë zyrën, as vendim s’kam marrë, as zyrtarisht nuk jam njoftuar, nuk jam njoftuar për cilëndo prej procedurave të përndjekjes kundër mua, përveç nga mediat. Kështu funksionon ky sistem kriminel! Ky është ai “falënderim” i sistemit për 24 vjet përvojë pune në organet gjyqësore prej të cilëve 11 vjet përvojë gjyqësore në Gjykatën penale të konfirmuar me rezultate më të mira! Lavdi Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës”, ka shkruar Pançevski.

Ndryshe Pançevskit u pezullua nga puna për kryerjen joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit. Prokuroria ka ngritur akuzë kundër Pançevskit, për kurdisje të lëndëve te gjyqtarët e përshtatshëm derisa ishte në krye të Gjykatës së Shkupit.

Sipas Prokurorisë, ai ua ka ndarë e dorë lëndët gjyqësore gjyqtarëve të përzgjedhur, duke e anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike AKMIS. Përveç rasteve të prokurorisë së rregullt, Pançevski ka ndarë me dorë edhe lëndë të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale.

Në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën e Apelit, është vërejtur se numri i madh i lëndëve gjyqësore nuk janë ndarë te gjykatësit e procedurës së caktuar për procedurë paraprake dhe se lëndët janë ruajtur në regjistër. Në Gjykatën Supreme është vërtetuar se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale dhe se nuk ka qenë i formuar as grup punues për ndarjen e lëndëve. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se dhe këtu lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

“Ka pasur rregulla të rrepta që e rregullojnë shpërndarjen e lëndëve, të realizuara nëpërmjet një sistemi elektronik të menaxhimit të çështjeve, në shtator, Prokuroria Publike e Shkupit ka marrë në pyetje disa persona, pasi një auditim i vitit 2017 ka zbuluar se sistemi i caktimit të gjyqtarëve për të trajtuar raste specifike ishte manipuluar. Mediat kanë njoftuar se prokurorët kishin thirrur ish “gjykatësin kryesues” të Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski dhe të Gjykatës Supreme të Drejtësisë Jovo Vangellovski”, thuhet në raportin e DASH për vitin 2018-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button