RMV, për mbrojtje nga zhurmat në autostrada do të ndahen dy milionë euro

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore këtë vit thotë se do të fillojë të zgjidh problemin e zhurmës që vjen nga trafiku në autostradë. Në dy lokacione në autostradat e Korridoreve 8 dhe 10 afër Kumanovës dhe qarkores së Shkupit në afërsi të Sarajit, do të vendosen rrethoja mbrojtëse për zhurmë, të cilët do t’u mundësojnë familjeve përreth të kalojnë problemin e zhurmës ditore të trafikut, njofton Meta, transmeton Portalb.mk

“Vlera e paraparë e kontratës në marrëveshje arrin 130 milionë denarë pa TVSH (mbi 2 milionë euro). Presim të shpallim tenderin gjatë vitit 2019 ndërsa realizimi i punëve të zgjatë rreth 12 muaj, duke përfshirë prokurimin, transportin dhe instalimin e barrierave thanë për “Meta”, nga N.P për “Rrugët shtetërore”.

Ky projekt është përfshirë edhe në Planin Vjetor të Prokurimit Publik të kësaj kompanie, pasi që vitin e kaluar u hartua dokumentacioni i projektit për mbrojtjen kundër zhurmës, për të cilën u ndanë më shumë se 1.1 milion denarë.
Ndërmarrja publike mjetet e nevojshme për vendosjen e  barrierave ndaj zhurmës i ka siguruar nga burimet e veta, nëpërmjet të ardhurave që menaxhon nga tarifat, akcizës për derivatet e naftës dhe taksës rrugore.

Zhurma e trafikut dhe efektet e saj negative në mesin e qytetarëve diskutohen rrallë në publik. Në një nga disa hulumtime të fundit mbi këtë temë, e cila u realizua nga “Fakulteti Teknik” nga Manastiri si pjesë e fushatës “Mos Injoro! Reago”, doli se zhurma e trafikut në Shkup dhe Manastir është dy herë më e lartë se masa e lejuar ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button