Toyota do të prodhojë anije kozmike-eksploruese për Japoninë

Toyota Motors do të prodhojë një fluturake hapsinore për eksplorim në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Toyota ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Hapësirës (JAXA), kurse agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se anija kozmike eksploruese japoneze do të jetë me motor hibrid dhe se astronautët do të drejtojnë në satelitët e Tokës.

Në përputhje me marrëveshjen, Toyota do të punojë për programin e kërkimit dhe zhvillimit në tre vitet e ardhshme, ndërsa deri në vitin 2024 do të zhvillojë një prototip të anijes kozmike. Testimi dhe fillimi i prodhimit serial është planifikuar për vitin 2027, dhe se misioni i parë astronautik në Hënë është paralajmëruar për vitin 2029.

Anija kozmike e Toyota-s do të ketë një presion të rregullt të brendshëm, kështu që astronautët nuk do të duhet të veshin rrobe gabarite kozmike.

Anija kozmike do të punojnë me motor me module qelizore të cilat Toyota tashmë i përdor në disa automjete hibride. Anija kozmike është plotësisht ekologjike dhe nuk do të lëshojë karbon në atmosferë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button