Shilegovi e ka shfuqizuar vendimin që “Sholc” të jetë koncesionues i Drisllës

Qyteti i Shkupit e ka shfuqizuar vendimin që konsorciumi gjerman “Sholc” të jetë koncesionues i deponisë Drislla, njofton Portalb.mk.

Këtë propozim kryetari i Qytetit, Petre Shilegov e propozon që sot të miratohet në Këhsillin e Qyteitt të Shkupit, pasi që në afatin ligjor prej 30 ditëve “Sholc” nuk është paraqitur të nënshkruar marrëveshje për marrjen e Drisllës nën koncesion. Me këtë, tani Drislla përsëri do të menaxhohet nga Qytetii Shkupit.

“Në pajtueshmëri me Ligjin për koncesione dhe lloje tjera të partneritetit privat, por edhe shërbimeve nga dokumentacioni tenderial, Qyteti i Shkupi me njoftim numër 08-12/1326 nga 13 qershor 2019-të e ka njoftuar Konsorciumin e udhëhequr nga “Sholc” Republika e Gjermanisë se është zgjedhur ofertues më i volitshëm. Si kandidat i garantuar juridikisht, i është dorëzuar vendimi për zgjedhje dhe e është obliguar që të formojë Shoqëri për Nevoja të Qëllime të Veçanta (SHNV) në formë të shoqërisë për përgjegjësi të kufizuar me seli në Maqedoninë e Veriut e cila do të nënshkruajë marrëveshje për investim të përbashkët dhe marrëveshje për shoqëri”, thuhet në sqarimin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, transmeton SDK.

“Duke e pasur parasysh se Raportimi numër 08-12/1325 prej më 13 qershor 2019-të është dorëzuar më 14 qershor 2019-të me të cilën ofertuesit më të volitshëm i është dorëzuar vendim për zgjedhje dhe konstatim të afatit prej 30 ditëve për themelimin e Shoqërisë për  Qëllime të Veçanta, ndërkaq kandidati i zgjedhur nuk ka themeluar SHQV në afatin e paraparë, gjegjësisht nuk i ka plotësuar kushtet ligjore dhe vendimin shfuqizohet. Kështu, propozimi i vendimit bazohet në nenin 21 nga ligji për koncesione dhe lloje tjera të partneriteteve private, ku është konstatuar se Konsorciumi është i obliguar që të themelojë person juiridk, gjegjësisht SHQV në afatin e paraparë në marrëveshjen për koncesion me Qytetin e Shkupit, obligim i cili nuk është respektuar nga “Sholc”, thuhet në sqarimin e Shilegovit.

Qyteti i Shkupit e ka zgjedhur konsorciumin “Sholc” për koncesioner të Drisllës më 11 qershor të këtij viti, pasi që pas gjashtë viteve luftë gjyqësore, u shfuqizua marrëveshja me ndërmarrjen italiane “FCL Ambiente”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button