Nesër në Shkup, KF Shkëndija do të konfirmojë kualifikimin

KF Shkëndija – Nomme Kalju, është ndeshja e radhës e ekipit nga Tetova në kuadër të ndeshjeve për kualifikimin në garat evropiane, njofton Portalb.mk.

Nesër është ndeshja kthyese, ku ekipi i Shkëndijës nis ndeshjen më i relaksuar, duke e marrë parasysh se në ndeshjen e parë si mysafir në Talin të Estonisë ka fituar, 0-1.

Ndeshja do të luhet në fushën kryesore në Shkup, “Teodor Proeski” me fillim në ora 17:00.

Vlen të theksohet, se ekipi i Shkëndijës me një barazim arrin të kualifikohet në xhiron e dytë, ku e pret sipas gjitha gjasave ekipi skocez Celtic, i cili në ndeshjen e para si mysafir kundër Sarajevës ka fituar me rezultat 1-3.

Në lidhje me ndeshjen, sot në konferencë para mediave ishte trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

“Pas ndeshjes së parë brenda javës kemi analizuar gabimet që i bëmë në takimin e luajtur në Talin, ndërsa nesër presim që të marrim kualifikimin për në raundin tjetër“, deklaroi Osmani.

“E dimë se kemi edhe 90-të minuta për të arritur qëllimin dhe për të kaluar raundin e parë. Kemi një rezultat të mirë, por nuk do të thotë asgjë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe për t’i gëzuar tifozët tanë“, deklaroi Arlimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button