Kosova mori kryesimin e SEECP

Deri në korrik të vitit të ardhshëm, Kosova do të kryesojë nismën rajonale të procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore, transmeton Klan.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli tha se Kosova do të jetë shembull i bashkëpunimit gjatë këtij kryesimi, derisa komentoi Samitin e Sarajevës, për të cilin tha se Kosova nuk është respektuar dhe trajtuar si shtetet tjera.

“Në aktivitetin përfundimtar të SEECP në Bosnjë pozita e Kosovës nuk është respektuar dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtetet tjera anëtare. Kjo mund të ishte shmangur me koordinim të shteteve. Politika e BE-së për fqinjësi të mirë do prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukture”, tha Ministri Pacolli.

Pacolli foli edhe për ndalimet e fundit të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

“Kosova do të jetë e mbyllur gjithnjë për dikë që ka tentativë të çakordojë marrëdhëniet ndëretnike dhe për ne paraqet një simbol të shenjtë që është e mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë të nxitë urrejtje ndaj njerëzve”, shtoi Pacolli.

Për Pacollin ndalimi i disa zyrtarëve të Serbisë për të vizituar Kosovën nuk po bëhet në formë hakmarrjeje, por me këtë Kosova po dëshmon se është e zonja të mbrojë interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim kombësie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button