Mediat greke “u ndezën” për shkak të diellit të Verginës, që tashmë nuk gjendet në NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Një medium grek këtë fundjavë doli me akuza që në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup” ende gjenden qilimi dhe fotografia në mur në të cilën është dielli i Verginës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në artikull ka fotografi të cilat duhet ta vërtetojnë pohimin – por bëhet fjalë për fotografi shumë më të vjetra, ndërsa ajo fotografi në zyrën e drejtorit të “Ujësjellës dhe kanalizim – Shkup”, është larguar tani, sikurse qilimi ë vend të të cilit është vendosur një gjithashtu i kuq, por pa diellin, shkruan servisi i njohur grek për kontroll të fakteve dhe luftë kundër dezinformatave, “Elinikia Houksis.

Ky servis në tekstin e vet thekson që fotografitë, me qilimin dhe fotografinë me diellin nga Vergina, për herë të parë janë publikuar në disa media greke qysh në nëntor të vitit 2017, por që fotografia tani është larguar, kurse qilimi është zëvendësuar shumë kohë para nënshkrimit të Marrëveshjes nga Prespa më 17 qershor të vitit të kaluar, përkatësisht qysh në prill.

Në mbështetje të pohimit të vet “Elinika Houksis” ka publikuar edhe fotografi nga Fejsbuk faqja e ndërmarrjes publike prej para më shumë se një viti, të cilat janë publikuar sërish edhe në ueb-faqen e ndërmarrjes publike. Përmendet edhe që mënjanimi i qilimit dhe i fotografisë është bërë për shkak të kundërshtimit të Greqisë për shfaqjen diellit nga Vergina.

Më poshtë mund të shihni fotografi nga zyra e drejtorit të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button