Lëvizja BESA kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Partia opozitare Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të reja parlamentare në Maqedoninë e Veriut, njofton Portlab.mk.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot nga nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri, partia në fjalë kërkoi zgjedhje të parakohshme duke thënë se qeveria aktuale LSDM-BDI po arrin t’i fut në procedurë parlamentare ligjet që i ka akorduar me Lëvizjen Besa gjatë ndryshimeve të fundit kushtetuese. Mes arsyeve tjera janë edhe dështimi në implementimin e ligjit për gjuhën shqipe, mos formimi i inspektoratit shtetëror institucion i cili duhet të bëjë përcjelljen institucionale të implementimit të gjuhës shqipe sipas ligjit, gjithashtu edhe bastardimi i gjuhës shqipe, nga ana e institucioneve, tha Demiri.

“Për fat të keq po dëshmohet se edhe kjo qeveri si qeveria e kaluar që kanë emërues të përbashkët BDI nuk kanë kapacitet për të punuar në mbrojtjen dhe avancimin e shqiptareve, prandaj zgjidhja e vetmja e cila do te kristalizojë skenën politike janë zgjedhjet e parakohshme me ç’rast jemi të bindur se opozita shqiptare do të jetë fituese dhe përfaqësuese e denjë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha Demiri.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp sot tha se qëndron në bindjen se duhet të ketë zgjedhje të rregullta.

“Besoni se edhe unë dua katër vjet mandat ti kem nga sot. Pse jo? Mendoj se do të kemi sukses në të? Derisa udhëhiqet politikë etnocentrike, unë besoj se do të fitoj. Kaq e thjeshtë. Por mbetem në bindjen se duhet të ketë zgjedhje të rregullta”, tha ndër tjerash Zaevi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button