U mbajt “Dasma e Galiçnikut”, manifestimi që kontribuon në ruajtjen e traditave maqedonase

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot mori pjesë në Galiçnik në Edicionin e 46-të të manifestimit skenik kulturor tradicional “Dasma e Galiçnikut”, që më shumë se katër dekada i kultivon traditat dhe ritualet e dasmës së këtij rajoni.

Manifestimi në të njëjtën kohë kontribuon në ruajtjen e origjinalitetit të këngëve dhe valleve popullore, si dhe të veshjeve të njohura të Galiçnikut në të cilat është gdhendur vula e traditave maqedonase shekullore.

Të sapomartuar në “Dasmën e Galiçnikut” të këtij viti, e cila mbahet çdo vjet në Festën e Shën Pjetrit, përkatësisht gjatë fundjavës e cila është më afër me këtë festë, janë Marina Petrovska dhe Ognen Karagjozovski, i cili është me origjinë nga Galiçniku. Sot, ata pas një varg traditash të dasmës, si dhe interpretimin e vallëzimeve të nuses dhe vallëzimeve të tjera, u martuan në Kishën “Shën Pjetri dhe Pali”. Përndyshe, tradicionalisht, fillimi i “Dasmës së Galiçnikut” u shënua të shtunën me vendosjen e flamurit të dasmës, ndërsa ceremonia e dasmës përfundoi me aktin e dërgimit të surlexhinjve dhe daulltarëve.

“Dasma e Galiçnikut”, që realizohet tradicionalisht me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, e ndoqën një numër i madh mysafirësh dhe vizitorësh nga vendi dhe nga jashtë të cilët kanë mundur të ndjekin më shumë se 30 zakone që janë kryer gjatë ditëve të dasmës.

Përndryshe, tradicionalisht, me mbajtjen e “Dasmës së Galiçnikut”, të organizuar nga komuniteti lokal i fshatit Galiçnik filloi edhe “Vera Kulturore e Galiçnikut”, që edhe kësaj here do të ofrojë përmbajtje të ndryshme argëtuese dhe muzikore, që u përshtaten të gjitha brezave të vizitorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button