Nëse dëgjohet UNESKO, së paku 1 vit duhet për ta riprojektuar hekurudhën prej Struge në drejtim të Shqipërisë

Riprojektimi i hekurudhës prej Strugës në drejtim të Shqipërisë në Korridorin 8 do të kushtonte prej 3 deri në 5% prej vlerës së planit të ri të projektuar, gjatë së cilës, projektuesve do t’u duhen së paku 1 vit që ta përpunojnë rutën alternative sipas rekomandimit që e jep UNESKO, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Profesori Darko Mosllavac nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në UKM, thekson se do të duhet kohë dhe financa që të veprohet sipas propozimit të UNESKO-s për zgjedhje të rrugës alternative për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Propozimi i UNESKO-s për ndërtimin e tunelit alternativ nga Struge deri në Prenjas si zgjidhje teknike është e mundshme, por gjithsesi se duhet që të merret parasysh edhe çmimi i këtij objekti, i cili do të kushtonte prej 15 deri në 30 milionë euro për kilometër, thekson për “Meta”, Mosllavac.

Me tunelin alternativ prej Strugës deri në Prenjas do të shtrenjtohet ndërtimi i vetë projektit për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë, për të cilin për momentin është vlerësuar se duhet të ndahen 500 milionë euro për tërë rrugën prej 63 km.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në fund të vitit 2017-të, ka informuar se konsorciumi francez-spanjoll e ka kryer hartimin e projektit, sipas të cilit duhej të ndërtohet hekurudha e Korridorit 8, në shtrirjen mes Kërçovës dhe Lin. Në rajonin e Strugës, kjo hekurudhë, prej Strugës me projektin është paraparë që të lëvizet drejt Radozhdës, ku përreth bregut të liqenit është paraparë që të hyjë në Shqipëri dhe të ngjitet me hekurudhën aktuale në Lin të Korçës.

Në raportin i cili u shqyrtuar në sesionin e 43-të të Komisionit për Trashëgimi Kulturore në Baku është theksuar se hekurudha drejtë Shqipërisë me rrugën ekzistuese paraqet rrezik potencial për Liqenin e Ohrit. Ndryshimi i rrugës është njëra prej 19-të rekomandimeve që UNESKO ua ka dërguar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, të cilët deri në fund të shkurtit të vitit 2020 duhet të dorëzojnë raporti për realizimin e rekomandimeve. Realizimi i rekomandimeve do të shqyrtohet në seancën e 44-të të Sesionit të Komitetit për Trashëgimi Kulturore në UNESKO.

Qeveria e Maqedonisë përpara një muaji ka miratuar vendim për formimin e grupit punues, i cili deri më 15 janar të vitit 2020 do të veprojë për vërejtjet e UNESKO-s për analizë të rutës alternative për hekurudhën drejt Shqipërisë.ι

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button