Badinteri në Ligjin për rajonin e Ohrit do t’u japë shans të fortëve lokalë të shkatërrojnë përfundimisht Ohrin dhe Strugën

Një grup organizatash civile kanë reaguar se aplikimi i parimit të Badinterit në ligjin e propozuar për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit do të krijojë hapësirë ​​për të fortit lokalë që drejtpërdrejt të ndikojnë në të gjitha rekomandimet, sugjerimet dhe opinionet që sjell Këshillit rajonin e Ohrit dhe kjo do të thotë shkatërrim të mëtejshëm të rajonit të Ohrit dhe me siguri do të jetë shkak për të humbur statusin e UNESKO-s në vitin 2020, transmeton SDK.mk.

Ata alarmojnë se teksti i ligjit të propozuar, e cila ka hyrë në procedurë parlamentare, nuk është i njëjtë me atë që u diskutua në debatin publik në fund të vitit 2018 dhe i paraqitur në Komitetin e fundit të UNESKO-s në Baku.

“Propozuesit në të kanë shtuar një nen me të cilin rregullohet zbatimi i të ashtuquajturës shumicë e Badinterit (gjegjësisht shumica e dyfishtë) gjatë miratimit të rekomandimeve dhe opinioneve në Këshillin e rajonit të Ohrit”, thonë organizatat e shoqërisë civile.

Ata besojnë se kjo mënyrë e vendimmarrjes nga Këshilli i rajonit të Ohrit nuk është në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, për shkak se parimi i Badinterit gjatë miratimit të vendimeve u vendos për të shmangur mbivotimin e komuniteteve pakicë nga shumica në organet përfaqësuese, si Parlamenti dhe këshillat e vetëqeverisjes lokale, ku përfaqësuesit e zgjedhur marrin vendime në emër të qytetarëve.

“Në rastin konkret bëhet fjalë për organ ekspertësh, me rol këshillëdhënës, mandati i të cilit është përcaktuar saktësisht në nenin 9 të projektligjit ose organit i cili jep opinione, rekomandime dhe propozime për ruajtjen e natyrës dhe trashëgimisë kulturore të rajonit të Ohrit, por që nuk merr vendime” thonë organizatat e shoqërisë civile dhe të kërkojë Ministrinë e kulturës që  në Parlament të paraqet ligjin origjinal dhe të debatohet për atë tekst.

Prej Qeverisë kërkojnë të njohë dhe vërejë kërcënimin për shkatërrimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe të angazhohet seriozisht dhe parimisht për zbatim të akteve ligjor dhe nënligjore të miratuara në këtë vend, duke filluar nga Kushtetuta, e të cilat në mënyrë të veçantë kanë ndikim në trashëgiminë natyrore dhe kulturore.

Eko-svest (Eko-vetëdija) Shkup, DOM Manastir, EkoGerila-Tetovë, Eco Zhivot (Eko Jeta) Kavadarci, Njësiti i Vëzhguesve të Poreçjes Krste Jon- Strugë, Fronti 21/42 Shkup, Qendra për ndryshime klimatike- Gjevgjeli, SOS Ohër, Eko LOGIK – Shkup, Anima Mundi – Shkup janë organizatat civile të cilat kanë reaguar ndaj ligjit të propozuar.

LEXO: Huseini kërkoi nga gazetarët të mos merren me ndërtimin e tij të paligjshëm në qendër të Ohrit

Më parë, OJQ Front 21/42 e paralajmëroi Ministrinë për sistem politik se nuk duhet të ketë anëtar në Këshillin e rajonit të Ohrit.

Qëllimi i ligjit të ri ishte të bëhej de-politizimi i organit drejtues, ndërsa struktura e tij të përbëhet prej profesionistëve. Pikërisht për këtë kërkonim dhe përfshimë kritere për profesionalizëm dhe ekspertizë për anëtarët. Propozimi për anëtar nga Ministria e sistemit politik nuk është debatuar fare nga grupi i punës që ka punuar në ligj, as nuk është paraqitur si koment gjatë konsultimeve. Anëtari i sistemit politik të ministrisë është shtuar pa dijeninë e “Frontit 21/42″ pa diskutim as me grupin e punës dhe as me publikun. Ministria e sistemit politik s’ka asnjë rol apo përgjegjësi në menaxhimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore në rajonin e Ohrit”, thonë nga Fronti 21/42.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button