Struga Trim&Lum vazhdon të transferon lojtar nga Renova

KF Struga Trim&Lum gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe emrin e katërt në këtë merkatoje vere, duke angazhuar mesfushorin Burhan Mustafov, njofton Infosport.

Bëhet fjalë për një mesfushorë, i cili te KF Struga vjen nga radhët e KF Renovës, duke iu bashkuar në këtë mënyrë bashkëlojtarëve të tij, Emran Ramadani dhe Urosh Gjuriq, të cilët skuadrës strugane iu bashkuan që më herët.

Struga Trim Lum përveç kësaj treshe të Renovës, arriti që të angazhojë edhe sulmuesin e Makedonija GJ.P, Hristijan Kirovski.

Ndryshe Mustafov gjatë karrierës së tij përveç me Renovën, ka luajtur edhe me Pelisterin dhe Pobedën në Maqedoni, ndërsa gjatë vitit 2018-të pati një aventurë 6 mujore te skuadra e Teutës nga Durrësi.

25-vjeçari Mustafov në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron mbi 100 ndeshje dhe 8 gola të shënuar. Sezonin e shkuar me Renovën ai zhvilloi 31 ndeshje, duke realizuar edhe 7 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button