Arsye interesant pse u arrestua kjo nënë derisa udhëtonte me veturë

Policia në Illinois ka arrestuar Jennifer Janus Yeager, 49-vjeçare e cila ua rrezikoi jetën fëmijëve të saj.

Ajo u akuzua për rrezikim të shëndetit të fëmijëve dhe sjellje të pahijshme. Yeager kishte vendosur mbi veturë një pishinë, e në të kishte futur dy vajzat e saj, njëra 8 vjeçare e tjetra 16, transmeton Koha.net.

Siç u ka thënë policëve, ajo ishte nisur për tek një mik i saj për ta fryrë pishinën. Dikush, kishte incizuar këtë moment dhe e kishte raportuar policinë.

Pas arrestimit, ajo u dërgua në mbajtje por meqë pagoi obligacionin, ajo u lirua nga paraburgimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button