Prespë, dëme të mëdha nga stuhia e djeshme

Kamping zona tërësisht të shkatërruar dhe të shtypur, pemë të shkulura, qytetarë të tmerruar. Kjo është pamja e stome e auto kampit në Krani në bregun e Liqenit të Prespës, një ditë pas stuhisë së madhe që e goditi Prespën. Stuhia zgjati më pak se 20 minuta, por me intensitet shumë ekstrem. Njerëzit që takuam sot në kamp duke pastruar nga kaosi, tregojnë se për fat të mirë s’ka pasur të lënduar, njofton Alsat-M.

Për momentin në Auto-kampin krani nuk ka as ujë dhe as energji elektrike. mendohet se kështu do të jetë dhe në ditët në vijim. Gjatë kohës së stuhisë së djeshme  këtu kishte rreth 500 njerëz, sepse pjesa më e madhe e kampit është në pronësi të qytetarëve të tjerë nga qytetet anembanë vendit. Janë shkatërruar pothuajse 30% e kamping zonën dhe janë shkulur qindra pemë, të vjetra disa qindra vjeçare.”

Përndryshe, ka ndërhyrjet edhe ndihma e shpejtë sidomos tek personat e moshuar dhe ka pasur edhe dhjetëra të tjerë që janë ankuar për lëndime të lehta për shkak të goditjeve nga breshëri. Sot terreni po pastrohej nga makineritë e rënda, po priteshin pemët dhe me  cisterna nga Resnja sillej ujë teknik dhe ujë i pijshëm. Janë të kalueshme gjithashtu të gjitha akset rrugore. Probleme ka pasur në fshatin Nakolec, ku janë shkatërruar dhe çatitë e disa shtëpive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button