Filloi cikli i tretë i granteve në kuadër të projektit ACTION SEE

Tetë organizata qytetare nga Ballkani Perëndimor do të punojnë për avancimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit

Tetë organizata të shoqërisë civile nga pesë vende: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia fituan grante për realizimin e projekteve pesë mujorë që do të përqendrohen në zgjidhjen e problemeve urgjente lokale dhe kombëtare në periudhën e ardhshme me qëllim të avancimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.

Grantet janë të dedikuar për organizatat qytetare lokale dhe jepen në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore(https://actionsee.org/) përmes Qendrës për Tranzicion Demokratik, Fondacionit për internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, Fondacionit Westminster për Demokraci, Qendrës për Hulumtim, Transparencë dhe llogaridhënie – CRTA nga Serbia, Shoqata qytetare “Zashto da ne?”, Open Data Kosovo dhe Lëvizja MJAFT!, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Fituesit e granteve nga cikli i tretë dhe i fundit i komponentës për grante janë:

  • Forumi liberla (Liberlani Forum – www.liberalniforum.com), Bosnjë dhe Hercegovinë – “Drejt ndërmarrjeve shtetërore efikase dhe transparente” (“Towards efficient and transparent SOEs”)
  • Shoqata për ngritjen e kapaciteteve “Media Plus”(Association for Capacity Improvement „Media Pulse“ – www.ngomediapulse.org), Kosova – “Së bashku për transparencë më të mirë” (“Together for better transparency”)
  • Shoqata Qendra për udhëtim dhe teknologji (OJQ NGO Travel & Technology Centre – www.facebook.com/ngo.ttc), Mali i Zi – “Marrëdhënie efikase me publikun – qytetarë më të informuar” (“Efficient PR services – more informed citizens”)
  • Shoqata e të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara Qendra për integrim dhe zhvillim, Maqedonia e Veriut- “Rëndësia e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve për qeverisje të mirë në nivel lokal në komunat e Kumanovës, Çairit dhe Likovës” (“The importance of usage of languages of the communities for good governance at local level in the municipalities of Kumanovo, Cair and Lipkovo”)
  • Shoqata Iniciativa e intelektualëve të papunë (www.ini.org.mk), Maqedonia e Veriut- “Qytetari është inspektor i vërtetë” (“The Citizen is the real inspector”)
  • Koalicioni i shoqatave qytetare “Të gjithë për gjykim të drejtë” (www.all4fairtrials.org.mk ), Maqedonia e Veriut – “Dosja gjyqësore” (“CAFT Trial dossier”)
  • Eko natyra (www.ekonatyra.org ), Maqedonia e Veriut- “Qeverisje e mirë për mjedis të mirë jetësor” (“Good governance for a good environment”)
  • Instituti rregullator për burimet e renovueshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit (Renewables and Environment Regulatory Institute – RERI – www.reri.org.rs), Serbi – “E drejta jote – Rritja e transparencës, përgjegjësisë dhe pjesëmarrjes së publikut në projektet dhe planet e rëndësishme infrastrukturore dhe ekologjike” (“Your right – Increasing transparency, accountability and public participation in significant infrastructural and environmental project and plans”)

Më shumë informata mbi projektet e tetë grantistëve, si dhe për projektin ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore mund të gjeni në https://actionsee.org/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button