Rama thirrje Metës: Mblidh veten dhe ndërprit sulmin ndaj parlamentit

“Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur”, kështu tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare që po zhvillohet mbi shkarkimin e presidentit.

“Presidenti u kthye në përfaqësuesin e lëvizjes Haxhiqamiliste. Unë i bëj thirrje të reflektojë e të mbledhë veten brenda kornizave institucionale”, tha Rama, transmeton Top Channel.

Rama ndër të tjera tha se presidenti duhet të ndërpresë sulmin ndaj parlamentit, “të ndërpresë aktivitetin e tij të paligjshëm ndaj Republikës, si dhe të ndalojë dhe përgojimin e figurave historike, sepse paralelizmi me to keq-informon brezin e ri, sigurisht kjo mbetet një vërejtje miqësore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button