Zaev-Mitsotakis: Shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilloi bisedë telefonike me kryetarin e Demokracisë së Re, njëherë edhe kryeministër i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, transmeton Anadolu Agency.

Kryeministri Zaev, siç thuhet në njoftimin qeveritar, ia uroi fitoren Mitsotakis-it në zgjedhjet parlamentare, me ç’rast i dëshiroi prosperitet dhe mirëqenie Greqisë dhe popullit grek.

Të dy kryeministrat shfaqën shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në pritje të takimit të tyre të parë si kryeministra.

Kryeministri Zaev konfirmoi pozitat se Greqia është një partner strategjik i Maqedonisë së Veriut me të cilën zhvillojnë bashkëpunim dhe miqësi afatgjate dhe shprehu falënderime për mbështetjen që vendi merr nga Greqia, për anëtarësimin në NATO dhe për fillimin e negociatave me BE-në.

Kryeministri Zaev me këtë rast falënderoi edhe kryeministrin e deritanishëm të Greqisë dhe lider i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, për bashkëpunimin me të cilin u vendosën themelet e miqësisë mes dy vendeve për të cilën “u vendos themeli për një Ballkan të ri prej të cilit rrezaton paqe, si dhe për guximin me të bashkarish u angazhuan për të zgjidhur kontestin i cili 27 vite pengonte marrëdhëniet bilaterale mes shteteve dhe popujve tanë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button