Para zgjedhjeve premtuan reforma “deri në qiell”, pas zgjedhjeve drejtësinë e ndajnë të njëjtit gjykatës!

Ngjarjet e fundit me gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut, e cila amnistoi dhe liroi nga përndjekja funksionarët të cilët janë akuzuar për krime serioze, dhe trysnia ndërkombëtare për reforma në gjyqësor, si pasojë e së cilës nuk morëm datë për fillimin e negociatave me BE-në në qershor, ka bërë që qytetarët ta drejtojnë gishtin drejt Qeverisë se nuk është duke e realizuar premtimin – drejtësi do të ketë për të gjithë, të gjithë para ligjit do të jenë të barabartë dhe gjykatësit që marrin vendime skandaloze do të ndëshkohen, shkruan Portalb.mk.

Vendimet skandaloze të gjykatësve, vazhdojnë të jenë njolla e zezë për pushtetin gjyqësor. Ndonëse ky pushtet është i ndarë dhe i pavarur në letër, në praktikë kur është fjala për të ndëshkuar ndonjë funksionarë të lartë, papritmas dalin “pengesa ligjore” apo “procedura”, të cilët e pamundësojnë zbatimin e drejtësisë.

Për këto arsye, në fillim të vitit 2017-të, LSDM-ja, asokohe opozitare, pati premtuar se me rekomandim të Komisionit Evropian dhe Pribesë, do të bëjë reforma rrënjësore në sektorin gjyqësor sapo të vijë në pushtet. Ajo doli me projekt se planifikon që si qeveri e ardhshme të organizojë rizgjedhjen e pavarur të të gjithë gjyqtarëve, të cilët i akuzonte se po punonin nën direktivën e pushtetit të VMRO-DPMNE-së, në krye me Nikolla Gruevskin.

Selia e LSDM-së

“Në Maqedoni do të zbatohen reforma tërësore sipas raporteve të Rajhard Pribe dhe të Komisionit Evropian, që do të sigurojnë institucione të pavarura. Do të ketë rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve. Gjykatësit do të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve, e jo sipas ditektivave partiake si deri më tani. Për këtë shkak të  gjitha përpjekjet e krimnelëve, dhe shpresave, se mund ta evitojnë drejtësinë janë të padobishme. I porosisim institucionet,  të mos tërhiqen në mbrojtjen e pushtetit kriminal në largim, e cila nuk zgjedh cilin do ta tërheqë me vete, në panik nga ndryshimet që vijnë. Kështu kanë vendosur mbi 612.000 qytetarë të Maqedonisë dhe se ai proces është i pandalshëm”, theksuan nga LSDM më 21.02.2017.

Vetëm gjashtë muaj më vonë, LSDM-ja erdhi në pushtet, dhe tanimë dy vite e tepër po udhëheq me Qeverinë, projekti për rizgjedhjen e gjykatësve, që ishte rekomanduar nga KE dhe Pribe, tani nuk është kompetencë e tyre që ata të nisin ta zbatojnë. Zv/kryeministri Bujar Osmani në vitin 2017-të ka deklaruar se këtë kompetencë do t’ia dorëzojnë Këshillit Gjyqësor.

Gjykatë
Gjykatë

“Qeveria nuk do të ndërhyjë dhe nuk do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve, por kjo kompetencë do t’i rikthehet fuqishëm Këshillit Gjyqësor. Ata do të bëjnë vlerësimin se cilët gjykatës se cilët gjykatës duhet apo nuk duhet të jenë pjesë e sistemit gjyqësor”, deklaroi Bujar Osmani më 23.07.2017.

Rizgjedhja e gjykatësve nuk është futuar as në Strategjinë për reforma në gjyqësor, pasi që sipas, ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska faktori ndërkombëtar nuk ka kërkuar një gjë të tillë.

“Ka gjykatës që janë shkarkuar dhe ndaj të cilëve janë ngritur procedura penale, por patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se në reformat në drejtësi nuk jemi të pavarur në miratimin e vendimeve në caktimin e juristëve. Nuk ka mënyrë më të lehtë se sa të fillojmë nga e para dhe t’i rizgjedhim gjykatësit, gjegjësisht proces të vetingut, ku keni dyshime, dhe në një mënyrë transparente mund të dëshmohet nëse keni pasurim jo-real, nëse keni aktgjykime kriminale dhe ngjashëm, në Shqipëri e pamë se disa gjykatës vetë kanë hequr dorë, as që janë lajmëruar për vazhdimin e mandatit. Ne kur bëheshim gati për procesin e reformave, na është dërguar porosi se nuk duhet të bëjmë veting, për dallim nga Shqipëria. Është vlerësuar se gjyqësori te ne nuk është si në Shqipëri që të shkojmë në të njëjtin proces dhe ajo është korniza që na japin. Në momentin kur është përpiluar Strategjia për reforma në gjyqësor, është hapur kjo çështje dhe është thënë se një proces i këtillë nuk rekomandohet për ne”, tha Deskoska.

Qytetarët janë të revoltuar nga mosndëshkimi apo nga amnistimi i funksionarëve të dyshuar për krime serioze.

Gruevski, u arratis nga drejtësia, u amnistuan të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, dy agjentët kryesor për përgjimet në Maqedoni u arratisën në Greqi, Gjykata Supreme i rrëzoi shumë raste Prokurorisë Speciale ku akuzohen ish funksionarë të lartë shtetëror të ish pushtetit të VMRO-DPMNE-së, u lirua nga akuza gazetari kontrovers, Dragan PavlloviqLlatas bashkë me vëllezërit e tij, u dënua me kusht gazetarja kontroverse Ivona Talevska, po i shtyhet vazhdimisht mbajtja e burgut Gordana Jankulloskës, u lirua nga akuza ish ministrja e Kulturës Elizabeta KançeskaMilevska, Gjykata e Kumanovës dy herë me radhë mori vendim skandaloz për rastin Almiri, vazhdon gjykimi për rastin Monstra, për të cilin rast tani për tani nuk ka asnjë paraljmërim se do të zbardhet, gjyaktësit suprem që mundësuan arratisjen e biznismeni Sead Koçan tani pritet që të lirohen nga shkarkimi.

Ndryshe, VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Proces i tillë është duke u zhvilluar në Shqipëri. Varësisht prej modalitetit, vetingu mund t’i përfshijë të gjithë gjykatësit e prokurorët, të cilët do të verifikohen për pasurinë, figurën apo aftësinë profesionale. Vetingun e kryen Komision i Pavarur, nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button