Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së

Më 8 dhe 9 korrik 2019, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës, njofton Portalb.mk.

Parashihet që Pendarovski të mbajë fjalim në sesionin plenar të Samitit.

Në kuadër të tij, ai do të realizojë edhe takime bilaterale.

Deri tash është konfirmuar se ftesën për pjesëmarrje në këtë Samit e kanë refuzuar Kosova dhe Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button