Stevie Wonder do të transplantojë veshkat

Muzikanti legjendar Stevie Wonder (69) në një koncert mbrëmë në Londër zbuloi se këtë vjeshtë do të shkojë në transplantin e veshkave, për shkak të cilit më pas do të pushojë nga paraqitjet për një kohë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Muzikanti legjendar, pas këngës “Supersticioni”, iu drejtua audiencës se dëshironte të parandalonte shpërndarjen e thashethemeve në lidhje me shëndetin e tij.

“Do të mbaj tri shfaqje tjera dhe pastaj do të bëj pushim, do të kem një operacion, dhe në fund të shtatorit do të shkoj në transplantimin e veshkave dhe kam ardhur këtu për t’ju dhënë dashurinë time dhe t’ju falënderoj për të juajën. Nuk do të dëgjoni thashethemet nga ne. Jam mirë”, tha Stevie Wonder.

Wonder ka qenë aktiv muajt e fundit përkundër informacioneve për sëmundje të rëndë të veshkave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button