Jose Mourinho refuzoi ofertë rekorde nga Kina

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka refuzuar kontratë prej 100 milionë euro të cilën ia ofroi klubi kinez Guanzhou Evergrande, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan gazeta britanike “Sky Sports”, portugezi me këtë refuzoi mundësinë që të bëhet trajneri më i paguar i të gjitha kohërave.

Klubi kinez pretendohet se ka qenë i gatshëm t’i paguajë 31.2 milionë euro ish-trajnerit të Manchester United, plus bonuse.

Mediat britanike transmetojnë se trajneri portugez po ashtu refuzoi që të marrë kombëtaren kineze të futbollit.

Mourinho në prill është parë me Hui Ka Yan, kinezin më të pasur, me të cilin pretendohet se ka biseduar për mundësinë e marrjes së Guangzhou Evergrandea dhe kombëtares kineze të futbollit.

Portugezi disa herë ka thënë se karrierën dëshiron ta vazhdojë në ndonjë klub evropian, me të cilin këmbëngul që të fitojë trofeun e tretë të tij në Ligën e Kampionëve, gjegjësisht të nëntin në kampionat vendor.

Trajneri portugez është pa angazhim në klub që kur në fillim të vitit u shkarkua nga Manchester United.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button