Takimi Xhaferi-Engel: RMV-ja lëviz në drejtimin e duhur (FOTO)

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, kongresisti Eliot Enxhel sot ka qëndruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), me çka ka realizuar takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

Enxhel në takim theksoi rolin e trupave ligjvënës në zhvillimin e vendeve të veta. Gjithashtu, e përsëriti mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për anëtarësimin në NATO të RMV-së, me ç’rast uroi për përcaktimin e shtetit tonë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për guximin e demonstruar gjatë marrjes së vendimeve të vërteta në drejtim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura.

“Lëvizjet pozitive që i shoh, sugjerojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut lëviz në drejtimin e duhur”, tha Enxhel.

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-ve në RMV, Enxhel dhe Xhaferi
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-ve në RMV, Enxhel dhe Xhaferi

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë në nivelin më të lartë prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe në vazhdimësi e përcjellin vijën përpjetë.

Kryetari Xhaferi i falënderoi edhe për letrën me të cilën ai dhe kongresmeni Majkl Mekol i janë drejtuar Sekretarit shtetëror të SHBA-ve Majk Pompeo për mbështetjen e vendi tonë në procesin e eurointegrimeve.

“Vendi ynë deri tani dhe në të ardhme, në SHBA sheh partnerin strategjik më të rëndësishëm i cili në vazhdimësi na mbështet në çdo plan, jo vetëm ne por gjithë rajonin”, tha Xhaferi.

Kongresisti nga SHBA-ja dje pasdite kishte takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev në të cilin ishte vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut po lëviz në rrugën e vërtetë dhe se është shembull i mirë në rajon se si zgjidhen çështjet bilaterale – përgjatë politikave të guximshme të dialogut të sinqertë.

Enxhel së bashku me kongresistin Majkëll Mekal, i cili është anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së,me të cilin kryeson ai, më 6 shkurt të këtij viti i dërguan letër administratës së presidentit amerikan Donald Tramp me kërkesë për ta mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në letrën e adresuar deri tek sekretari shtetëror Majk Pompeo, dy kongresistët theksojnë se anëtarësimi i shtetit tonë në NATO do të ndihmojë të sigurohet stabilitet dhe paqe në Ballkan.

Enxhel-Xhaferi
Enxhel-Xhaferi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button