RMV, ka rënë edhe besimi i afaristëve ndaj gjyqësorit

Mosbesimi në sistemin gjyqësor po rritet gjithnjë e më shumë, sundimi i ligjit është një nga sfidat për të cilën alarmojnë edhe institucionet ndërkombëtare në raporte, ndërsa proceset gjyqësore kanë kohëzgjatje jo proporcionale që është arsye për pakënaqësi të komunitetit afarist, u theksua në konferencën për shtyp të Odës së ndërmjetësve në Lidhjen e Odave Ekonomike, njofton Portalb.mk.

“Kohëzgjatja e procedurave gjyqësore rezulton me prolongim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve debitor-kreditor, me ç’rast pamundësia për të arkëtuar mjetet për pasojë kanë probleme në likuiditetit të kompanive, ndërsa te ato me kërkesa më të mëdha rezultojnë në konteste gjyqësore dhe fillim të procedurave të falimentimit për shkak të pamundësisë për të servisuar detyrimet. Lidhja, si përfaqësuese e interesave të sektorit privat, ka alarmuar për nevojën për t’u afirmuar si mënyrë alternative e zgjidhjes së kontesteve ekonomike duke e theksuar kursimin e kohës dhe parave të kompanive, në një kohë kur është e domosdoshme të fillojë zbatimi i reformave strukturore në gjyqësor që do të rikthenin besimin e humbur nga komuniteti afarist.” tha kryetarja e LOE, Daniela Arsovska.

Nga vendet evropiane, Mbretëria e Holandës ka përqindje të lartë të ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Në Maqedoni, numri i përgjithshëm i ndërmjetësimeve midis vitit 2007 dhe 2016 nuk ia doli të arrijë numër tre shifror, që nga viti 2017, vërehet ndryshim dramatik.

Sipas statistikave të Ministrisë së drejtësisë, nga gjithsej 1,364 raste që janë regjistruar në regjistrin e Ministrisë së drejtësisë, 79 për qind, ose 1.079 kanë përfunduar me marrëveshje. Sa i përket kontesteve ekonomike, nga 395 ndërmjetësime mbi këtë bazë, para ndërmjetësve, 129 ose 32,6 për qind kanë përfunduan me arritje të marrëveshjeve.

LEXO: RMV, të zhgënjyer nga gjyqësori i padrejtë, nuk ka ndryshim as edhe me Qeverinë e re

LEXO: Gjykatësit në RMV janë vlerësuar me notën 4, në praktikë drejtësia është selektive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button