Transferimi i Neymarit në Barcelonë thuajse i kryer

Neymar dhe Barcelona janë gjithnjë e më afër. Sipas raportimeve të fundit në median spanjolle të dy palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, transmeton TopChanell.

Edhe PSG ka pranuar shitjen e tij duke i besuar liderin e ekipit francezit Mbappe. Mediat në Spanjë shkruajnë se Neymar ka marrë edhe ‘bekimin’ e Messit për tu rikthyer.

PSG kërkon një shumë të mirë për shitjen e tij, diçka që Barcelona do ta ketë të lehtë ta realizojë, pasi ka përfituar plot 300 milion euro nga shitjet e lojtarëve. Në disa media shkruhet se marrëveshja do finalizohet me 140 milion euro.

Barcelona ka dhe një avantazh tjetër. Në marrëveshje mund të fusë brazilianin tjerër, Coutinho. Cuotinho nuk është më në planet e Barcelonës dhe ai është kërkuar nga PSG. Kjo mund të ndikojë në marrëveshjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button