Xhaferi takoi drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kinës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme, Cvetanka Ivanova, realizoi takim me drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kongresit Popullor të Kinës, He Jiting, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se në takim janë përshëndetur marrëdhëniet miqësore të cilat zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektit të dyanshëm të sovranitetit, integritetit territorial dhe barazisë së dy vendeve.

“Të dy palët u pajtuan se takimet e drejtpërdrejta dhe këmbimi i mendimeve dhe përvojave kontribuon konsiderueshëm në përparimin e lidhjeve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe për krijimin e një ambienti të mirë për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryeparlamentarit Xhaferi.

Drejtori Jiting në takim ka informuar për punën e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore, si një nga dhjetë komisionet të Kongresit Popullor të Kinës, i cili merret me çështjet e punësimit, mbrojtjes sociale, sigurisë në punë, mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Xhaferi, siç njoftojnë nga kabineti i tij, foli për ligjin e ri për mbrojtje sociale të miratuar nga Kuvendi, me të cilin zmadhohen obligimet e institucioneve për kategori të caktuara të qytetarëve dhe shprehu gatishmëri për ndarjen e përvojave në zgjidhjen e çështjeve të caktuara të sferës sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button