“Euromaks” do të ankohet për vendimin për Ilovicën, aktivistët festojnë “fitore e qytetarëve dhe mediave”

Jemi të informuar për vendimin e qeverisë, thuhet në reagimin me shkrim nga kompania e “Euromaks Risorsis” – koncesioner i minierës për bakrit Illovica, kërkesa e së cilës, për të marrë licencë për eksploatim të pasurisë minerare, është refuzuar në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë.

Më parë, Ministria e Ekonomisë ka konstatuar se kompania nuk i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkohen me Ligjin për burime minerare për të marrë licencë për eksploatim, me çka janë përmbushur kushtet ligjore për të miratuar vendim për refuzim të kërkesës, transmeton Meta.

“Pasi ta pranojmë zyrtarisht do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore që janë në dispozicion, në bazë të afateve ligjore, përkatësisht do të apelojmë brenda afatit ligjor prej 15 ditësh”, njoftuan kompetentët nga “Euromaks”.

“Sot, Davidi e mundi Goliatin, qytetarët sot korrën fitore shumë të madhe ndaj Euromaks”, publikoi Shoqata qytetare “Zdrava kotlina” në profilin e tyre në Fejsbuk, pasi u publikua vendimi i qeverisë.

“Sot qeveria dhe kryeministri Zaev, në seancën 142 ka vendosur t’i jep fund tolerimit të koncesionerit Euromaks, i cili tashmë 3 vjet shkel ligjet siç kemi alarmuar gjithë kohën. E përshëndesim vendimin e qeverisë si të vërtetë sipas ligjeve të shtetit, megjithatë do të presim 15 ditë që përfundimisht t’iu merret koncesioni i parë për minierën Illovicë-Shtuka”, thuhet  komunikatën e publikuar nga “Zdrava kotlina”.

Për ambientalistët e Strumicës të mbledhur rreth luftës kundër hapjes së minierës “kjo është fitore e madhe për qytetarët, banorët lokalë, aktivistët dhe paraqet shembull të ndritshëm ku qytetarët në një betejë të pabarabartë luftoi dhe i fituan të drejtat e tyre kundër interesave të korporatave të mëdha me burime dhe logjistikë jashtëzakonisht të madhe”.

Ata e shpallën edhe fundin e bllokadës “për shkak se qëllimi u përmbush”.

Aktivistët dhe disa popullata lokale e fshatrave Shtukë dhe Illoviccë 18 ditë me radhë e bllokonin rrugën drejt minierës së planifikuar për bakër Illovicë, duke ua penguar rrugën punonjësve të “Euromaksit” dhe arkeologëve nga Muzeu arkeologjik i Strumicës, të cilët filluan gërmime arkeologjike në kodrat mbi këto fshatra, të financuar nga koncesioneri. Megjithatë, ata thonë “do të vendosim patrulla që do të na informojnë rreth situatës në terren dhe nëse ato punonjësit e Euromaksit shfaqen ne do të reagojmë”, duke iu rekomanduar që ta shmangin malin dhe provokimet e panevojshme.

Sipas Gjorgi Tanushev ga “Zdrava kotlina” media ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në luftën e popullsisë së rajonit të Strumicës kundër hapjes së minierës Illovica.

“Kur filluam me format e para të luftës sonë në vitin 2016, në vendi po zhvillohej një dramë politike dhe rrallë media kombëtare vinin re se çfarë po ndodhte në nivel lokal dhe ne bënim zhurmë kryesisht në Fejsbuk”, tha Tanushev, njëri nga luftëtarët më të eksponuar kundër minierës. “Euromaks na injoronte, ndërsa disa media publikonin PR tekste të paguara sikur të ishin lajme. Kishte dëshmi nga gazetarët të cilët tregonin për oferta të majme për të shkruar tekste në dobi të koncesionerit. Për fat të mirë kishte edhe gazetarë të pavarur të cilët udhëhiqeshin nga dëshira për t’ia përcjellë publikut të vërtetën rreth asaj që po ndodhte vërtet në terren”.

LEXO: Nga “Euromaks” janë të kujdesshëm, kurse banorët dhe ekologët skeptikë për fatin e minierës Illovica
LEXO: “Euromaks” në takim me banorët e Bosillovës dhe Novo Sellës: “Mashtrim”, thonë ekologët
LEXO: “Euromaks Risoris”: Në Illovicë nuk do të përdoren cianid dhe acid sulfurik
LEXO: Koncesioni për Ilovicën do të merret, duhet të respektohen procedurat ligjore
LEXO: Banorët e Shtukës dhe Illovicës kanë vendosur bllokada edhe për arkeologët, kanë frikë se do të ndërtohet miniera
LEXO: Ekologët për Qeverinë: Zgjidheni “xeheroren e vdekjes” ose populli vetë do ta zgjidh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button