Qeveria: Janë plotësuar kushtet ligjore për t’ia marrë koncensionin “Euromaks”-it për Ilovicën

Ministria e ekonomisë në seancën e sotme të qeverisë, informoi se janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e vendimit, për refuzimin e kërkesës së “Euromaks Risorsis”-it për dhënien e lejes për eksploatimin e lëndës së parë – bakër dhe ari në lokalitetin “Ilovica”, komuna Bosillovë, informojnë nga qeveria, transmeton META.mk.

Në informacionin që Ministria e ekonomisë e prezantoi para Qeverisë, u vërtetua që kompania nuk i ka sjellë gjithë dokumentet e nevojshme për marrjen e lejes për eksploatim, të cilat kërkoheshin në përpurthje me Ligjin për resurse minerale.

Qeveria informoi se pas skadimit të afatit të detyrueshëm prej 15 ditë për ankim, Qeveria mundet të sjellë edhe vendimin përfundimtar për prishjen e Marrëveshjes për koncesion me “Euromaks Risorsis”.

“Përfundimisht, miniera është e mbyllur“, thanë aktivistët kundër minierës së bakrit dhe arit Ilovica në profilet e tyre në Facebook, të cilët 18 ditë bllokuan hyrjen e minierës së planifikuar Ilovica, si dhe penguan hyrjen e punëtorëve të “Euromaks Risorsis” dhe të arkeologëve të Muzeut Arkeologji në Strumicë.

“E mbështesim vendimin e Qeverisë, si zgjidhja e vetme e mundur dhe e drejtë. Nuk dyshoj se edhe pas 15 ditëve për ankim, vendimi do të konfirmohet. Ne jemi këtu. Nuk ka asnjë mundësi që dikush ndonjëherë të fiton koncesion për minierën në Ograzhden. Ky është një moment i rëndësishëm për gjithë shoqërinë në shumë aspekte, sepse tregon që populli mund të fiton. Zemra ime është me qytetarët e Shtukës dhe Ilovicës, me gjithë ata që ishin me ne në bllokadë, dhe me gjithë ata që në këto dy vjet e gjysmë na dhanë përkrahje. Urime për bashkëluftëtarët e mi, të cilët nga fillimi ishin të frymëzuar për fitore“, tha një aktivit kundër minierës Ilovica, Krym Belkov.

LEXO: Nga “Euromaks” janë të kujdesshëm, kurse banorët dhe ekologët skeptikë për fatin e minierës Illovica
LEXO: “Euromaks” në takim me banorët e Bosillovës dhe Novo Sellës: “Mashtrim”, thonë ekologët
LEXO: “Euromaks Risoris”: Në Illovicë nuk do të përdoren cianid dhe acid sulfurik
LEXO: Koncesioni për Ilovicën do të merret, duhet të respektohen procedurat ligjore
LEXO: Banorët e Shtukës dhe Illovicës kanë vendosur bllokada edhe për arkeologët, kanë frikë se do të ndërtohet miniera
LEXO: Ekologët për Qeverinë: Zgjidheni “xeheroren e vdekjes” ose populli vetë do ta zgjidh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button