fbpx

Micotakis: Marrëveshja e Prespës nuk mund të anulohet njëanshmërisht

Kryetari i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, mbrëmë në një intervistë për televizionin Grek Alfa, mes tjerash, ka folur edhe për Marrëveshjen e Prespës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis tha se marrëveshja nuk mund të anulohet vetëm nga njëra anë.

“Vlerësimi im është se një marrëveshje ndërkombëtare, e ratifikuar nga parlamenti grek nuk mund të anulohet vetëm nga njëra anë. Nëse e lexoni marrëveshjen, ajo nuk lejon hapësirë për anulim të njëanshëm. Për këtë isha shumë i sinqertë me popullin grek në parlament dhe të gjithë deputetët i vendosa para përgjegjësisë së tyre. Ju thashë, të jeni të vetëdijshëm se çfarë po bëni sepse nëse kjo marrëveshje ratifikohet, do të jetë shumë vështirë të anulohet në të ardhmen. Por për fat të keq marrëveshja u ratifikua”, tha Micotakis dhe shtoi se “qindra biznese në Greqinë e Veriut të cilët bartin emrin Maqedoni ose përdorin mbiemrin maqedonase ose Maqedonisë ndihen të pambrojtur”.

Micotakis, edhe njëherë e përmendi qëllimin e tij për të bërë një fushatë të madhe ndërkombëtare për “Maqedoninë e vërtet greke”.

“Tani më kemi një Maqedoni të Veriut, e cila ka maqedonas të pranuar nga marrëveshja të cilët flasin gjuhën maqedonase, dhe kemi Maqedoni Greke, prandaj një qytetar i huaj me të drejtë ndjehet i habitur. Qytetari i huaj do të mësojë se kur flasim për Maqedoninë, puna e parë që do t’i kujtohet është Maqedonia Greke, kultura jonë klasike”, tha lideri i Demokracisë së Re.

Micotakis e përsëriti edhe qëndrimin e tij se prapa Marrëveshjes së Prespës, fshihet ndonjë shkëmbim, dhe këtë qëndrim të tij ai e mbështeti me një pjesë të librit “Blofi i fundit” i kushtuar ngjarjeve të vitit 2015. Autore të librit janë dy gazetare, korrespodentja nga Brukseli, Eleni Varvicoti dhe Viktoria Dendrinu.

“E kam dëgjuar atë, por kësaj here është e regjistruar dhe patjetër që ta vendosi në dialog publik. Në librin e Dendrinus dhe Varvicotit shkruhet se zoti Junker në vitin 2015 i ka thënë zotit Cipras “ne do të ndihmojmë tani në aspektin ekonomik, por duam që të na i zgjidhësh problemet me Shkupin. Kjo është shkruar zyrtarisht në një libër shumë serioz. E ka thënë zoti Junker, nuk kam dëgjuar asnjë deri tani ta demantojë, andaj kjo dhe lë dyshime se Ciprasi, ka fituar diçka në këmbim për Marrëveshjen Prespës”, tha Micotakis.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close