Turqi, autobusi me udhëtarë doli nga rruga, lëndohen 41 persona (VIDEO)

Një autobus i cili transportonte udhëtarë doli nga rruga dhe u përmbys në provincën Aksaray që ndodhet në pjesën qendrore të Turqisë, duke lënduar 41 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ndodhi në autostradën Aksaray-Ankara pasi shoferi i autobusit humbi kontrollin e timonit për arsye akoma të panjohura.

Burime nga spitali thonë se të lënduarit nuk kanë plagë që rrezikojnë jetën.

Autobusi ishte rrugës për në Stamboll, ndërsa ishte nisur nga provinca juglindore e Şırnak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button