Shqipëri, Partia Demokratike e paralajmëroi protestën e radhes

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e bashkive të djathta dhe me krerët e degëve.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se të hënën në orën 20:00 do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës e 10-a në rang kombëtar, njofton TCH.

Ndërkohë Basha pas mbledhjes në një deklaratë për mediat konfirmoi lajmin.

“Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85 përqind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane. Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë.”, tha Basha.

Kujtojmë se të hënën votohet në Kuvend ngritja e Komisionit të posaçëm parlamentar për presidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button