Edhe stacioni i matjes në Qendër ra viktimë e motit të nxehtë: Përjetoi kolaps monitorimi i ndotjes së ajrit

Sistemi i monitorimit në stacionin e matjes në Qendër është jashtë funksionit dhe nuk e matë ndotjen e ajrit në qendër të Shkupit. Të dhënat e fundit që i ka dërguar ky stacion kanë treguar vazhdimisht nivel të lartë, të grimcave PM 2.5, prej 62 mikrogramë për metër kub, ndërsa dje në orën 18 ky stacion matës është shkyçur, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Më parë në stacionin e njëjtë është ka dështuar sensori për grimcat PM 10.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për defekt të shkaktuar nga temperaturat e larta. Për këtë defekt dje paralajmëroi edhe themeluesi i uebfaqes “Ajri im” (“Mojot vozduh”) Gorjan Jovanovski, nëpërmjet profilit të tij në Facebook dhe pyeti: A do të jetë ky edhe një stacion që do të hiqet nga përdorimi sikur ato në Lisiçe dhe Gazi Babë”?

“Mjaft më me aktrime, kjo duhet të ndalet! Kjo që po ndodh me sistemin e monitorimit të cilësisë së ajrit është vetëm tregues për gjendjen e monitorimit të të gjithave mediave të mjedisit jetësor. Disa prej tyre as që filluan të funksionojnë ndonjëherë, disa tjera janë si ajo thënia vrapo, vrapo, vrapo dhe ndalu, tërë kohën lëngojnë dha nuk e mbulojnë mirë hapësirën dhe s’ka kanë vazhdimësi” – thotë Tatjana Chakulev nga O2 Koalicioni.

Duke pasur parasysh se për muaj të tërë s’ka të dhëna për ndotjen e ajrit me grimca PM10 nga stacionet Tetovë, Manastir 2, Kavadar, Kërçovë dhe Veles e madje ka një vit të tërë stacionet matëse në Gazi Babë dhe Lisiçe nuk funksionojnë, mbeten vetëm të dhënat nga rrjeti amatore “Pulse” që nuk merren si relevante nga Ministria e mjedisit jetësor.

Sipas Planit për ajër të pastër, të miratuar nga qeveria vitin e kaluar, si i komponenti i pari nga pesë prioritarë për t’u përballur me burimet e ndotjes për të ajo u përcaktua që do të jetë “Monitorim – zëvendësim komplet i të gjitha instrumenteve në 18 stacionet e monitorimit dhe zbatim të modeleve moderne matematikore për modelim dhe mënyrë të përshtatshme të parashikimit të ndotjes së ajrit”.

Siç informoi “Meta” MMJPH ka paralajmëruar zëvendësimin e instrumenteve matëse në stacionet monitoruese ekzistuese përmes programit IPA 2, i financuar nga BE-ja, në fillim të 2020 në 2022. Zëvendësministri i mjedisit jetësor Jani Makraduli, në fund të vitit 2018, deklaroi se blerja e instrumenteve të reja do të realizohej “në fillim të vitit 2019”.

Nga Iniciativa O2 i pyesin autoritetet se si do të llogaritet vlera mesatare vjetore apo mujore në qoftë se nuk ka të dhëna të përshtatshme për muaj të tërë dhe vallë kështu planifikojnë të arrijnë deri te “ajri i pastër” në rezultatet që do t’i përmbledhin në fund të vitit?

Ekonomitë shtëpiake, përkatësisht ngrohja me drunj dhe industria, veçanërisht prodhimtaria e energjisë elektrike dhe termale, janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit sipas të gjithë parametrave, që është dokumentuar në dhjetëra raporte.

Për shembull, në raportin e fundit të përgjithshëm vjetor për gjendjen në mjedisin jetësor, të publikuar nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, thuhet:

“Djegia e drurit për ngrohje në ekonomitë shtëpiake është burim kryesor në emitimet e përgjithshme nacional të grimcave të forta me pjesëmarrje prej 44 përqind deri 63 përqind (varësisht nga madhësia e grimcave), si dhe në emitimet e përgjithshme të monoksid karbonit me pjesëmarrje prej 65 përqind”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button