Rakiqi thotë se serbët do të gjejnë mënyrë “për të tejkaluar krizën humanitare”

Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ndërmarrësit nga veriu i Kosovës janë mbledhur në disa mjedise dhe pritet vendimi i tyre për hapat e radhës në lidhje me mbylljen e dyqaneve në veri.

Rakiq, në një deklaratë për televizionin publik serb, ka thënë se “Prishtina tash e një kohë po tenton ta satanizojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të dërgojnë porosi mbështetëse për disa liderë opozitarë në Beograd”, transmeton Koha.net.

Ai tha se “Prishtina, para disa ditësh, dërgoi në veri të Kosovës inspektorët për të kontrolluar për arka fiskale”.

“Pas kësaj, ata dërguan kamionë me mallra në veri të Kosovës pa asnjë arkë fiskale dhe pa asnjë shenjë për prejardhjen e mallit në ata kamionë”, tha më tej Rakiqi.

Kreu i Listës Serbe tha po ashtu se “serbët janë popull krenar dhe as kombësitë tjera nuk kanë blerë mall nga ata kamionë”.

Ai beson se populli serb “do të gjejë mënyrën për të tejkaluar krizën humanitare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button