Zjarri në një nëndetëse ruse i ka vrarë 14 marinarë

Një zjarr që shpërtheu në bordin e një nëndetëse kërkimore të marinës ruse, ka vrarë 14 anëtarë të ekuipazhit, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit, anëtarët e ekuipazhit u helmuan nga tymi kur nëndetësja u përfshi nga zjarri, gjatë marrjes së matjeve biometrike në ujërat territoriale ruse, transmeton REL.

Zjarri u shua më vonë dhe anija tani është në Severomorsk, baza kryesore e Flotës Veriore të Rusisë në rajonin Murmansk.

Autoritetet ruse nuk njoftuan se sa anëtarë të ekuipazhit ishin në bord në kohën e incidentit, si dhe gjithashtu nuk specifikuan llojin e nëndetëses.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka filluar një hetim mbi incidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button