Sajti grek gjeti mbi 200.000 homoseksualë në Maqedoninë e Veriut

Sajti grek “Vallkaniko Periskope” që boton lajme të ndryshme nga Ballkani, por edhe nga SHBA, Lindja e Mesme, Rusia, Armenia e madje edhe nga Libia, dy ditë pas Paradës së Krenarisë së parë në Shkup, publikoi lajm, duke cituar sajt nga Maqedonia në të cilën pretendohet se në Maqedoni madje 200.000 persona janë homoseksualë, transmeton META.mk.

Numrin që e citon ky onlajn medium grek, sikurse sajti i përmendur nga Maqedonia dhe të paktën dy sajte tjera në gjuhën maqedonase, është me të vërtetë i madh – është pothuajse sa dy herë popullsia e komunës së Kumanovës, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë i realizuar në vitin 2002, përkatësisht çdo i dhjeti qytetar i vendit (siç kanë shkruar mediat në gjuhën maqedonase) është i orientuar drejt gjinia e tyre.

Duke u përpjekur të gjejmë se cili është ai sondazh në të cilin referohen mediat dy ditët e fundit gjetëm disa nga agreguesi “Dejli”, ku janë cituar pjesët të përmbajtjeve nga më shumë lajme prej 24 nëntor, 2010 nga e cila mund të mësohet se anketën e ka realizuar organizata civile “Horizont”, se është realizuar në internet dhe se në të kanë marrë pjesë 12.000 pjesëmarrës.

E gjithë kjo lind dyshim të madh në lidhje me saktësinë e të dhënave, sepse sondazhet onlajn asnjë ekspert nuk i merr seriozisht edhe atë për shumë arsye – më së shpeshti në ato anketa marrin pjesë persona të cilët janë të lidhur disi më seriozisht me temën e anketës, por më e rëndësishmja: në onlajn anketat person mund të përgjigjet disa herë.

Për dallim nga kjo, agjencitë për hulumtim të opinionit publik realizojnë anketime me metodë të veçantë dhe gjithmonë formojnë një mostër përfaqësuese statistikore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button