Kjo ishte java e Juventusit

Kampioni i Italisë në Serie A , Juventus po vazhdon intenzivisht transferimin e lojtarëve në merkaton e verës, njofton Portalb.mk.

Juventus tashmë mund të llogarit në shërbimet e futbollistit Aaron Ramsey, të cilin e siguroi nga merkato e dimrit, edhe pse vazhdoi të luan për Arsenalin deri ne fund të kampionatit.

Përveç Ramsey, tashmë në mesfushë Juventus arriti të transferon edhe mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiot. Ky i fundit arriti të kryhen të gjithat kontrollet mjekësore në qendrën mjekësorë në Torino. Duhet veçuar se për këtë transferim, Juventus nuk ka paguar asnjë detyrim për ekipin e PSG, pasi futbollistit i kishte mbaruar kontrata.

Mes Juvnetusit dhe ekipit tjetër italian, AS Roma, u arrit një marrëveshje e cila shkëmben Spinazolan dhe Luka Pellegrinin. Tashmë, Juventus mund të llogarit edhe në shërbimet e Pelegrinit, i cili sezonin e fundit kishte luajtur për Romën dhe Kalarin. Pelegrini në merkato vlerësohet 15 milion euro, ndërsa Spinazola 25 milion, prandaj Roma është e detyruar që Juventusit t’i paguan edhe 10 milion euro.

Gjithashtu, para finalizimit është edhe kontrata e cila e rikthen portierin Gianluigi Buffon përsëri në Juventus të Torinos, pasi luajti vetëm një sezon në ekipin francez PSG. Përveç rikthimit të Buffon, këto ditë flitet edhe për një rikthim të mesfushorit Pogba, i cili ka prishur raportet me ekipin e tij Manchester United.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button