OSBE për Shqipërinë: Pati zgjedhje, por me probleme

Ambasadorja Audrey Glover i ka pranuar sot votimet e 30 qershorit si zgjedhje, por duke renditur edhe një sërë problemesh që patën ato.

Ajo ka paraqitur sot raportin paraprak të OSBE- ODHIR për votimet e 30 qershorit për votimin e 24 orëve më parë duke përdorur mbi dhjetë herë fjalën zgjedhje, pas së cilës shtoi disa herë se një pjesë e madhe qytetarësh nuk patën mundësi të zgjedhin. Znj Glover vetëm e përmendi si fakt konfliktin e presidentit me mazhorancën për dekretim çdekretimin e zgjedhjeve por ajo nuk mbajti një qëndrim për këtë çështje duke shkuar ndjeshëm në favor të qëndrimit të Partisë socialiste.

Kritikat më të ashpra Glover i shprehu për administratën zgjedhore. Në raportin paraprak u theksua se “KQZ e interpretoi ligjin sipas mënyrës së saj”, se ajo “e la përfaqësimin politik të komisioneve të pabalancuar”, se “qëllimi i ligjit për organe të pabalancuara nuk u përmbush.

Raporti ishte tejet kritik edhe me mediat pronarët biznesmenë të të cilave kanë interesa politike dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në politikat botuese të redaksive.

Por, pika që duhet mbajtur shënim është se tendenca që tregoi ky raport ka shuar edhe ndonjë shpresë të marrë të atij që ka shpresuar se këto zgjedhje nuk do të njihen nga komuniteti ndërkombëtar. Megjithëse Glover e pranoi se qytetarët ishin të pa informuar, nën presion dhe nuk patën mundësi zgjedhjeje, ajo pohoi se nuk është në gjendje të thotë nëse “ato i përmbushin apo jo kriteret e OSBE -ODHIR-it”.

Dhe deri sa kjo gjë nuk është “kuptuar” deri tani nuk ka më shpresë të kuptojë gjë në të ardhmen. Më e mundshme është që qëndrimi që do të mbahet është: zgjedhjet ishin të këqija port ë pranueshme për Shqipërinë dhe situatën ku ndodhet. Kjo do të thotë që kryebashkiakët që u votuan në 30 qershor do të qëndrojnë aty për katër vjet, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button