Tre objekte nga “Shkupi 2014” janë stopuar për shkak të problemeve të kompanisë “Beton” – Shtip

Krejtësisht janë ndërprerë punimet ndërtimore në objektet FINKI, Shtëpia e Qytetit dhe Shtëpia Oficerëve, pjesë të projektit Shkupi 2014, pasi kompania “Beton” nga Shtipi është në procedurë para falimentimi, transmeton Meta.mk.

Të martën në Gjykatën themelore në Shtip pritet që drejtori për procedurë para falimentuese Dragi Dimovski të parashtrojë raport për gjendjen në “Beton”. Pastaj kredituesit kryesorë, të cilët kanë kërkuar hapje të procedurës, do të vendosin nëse do të japin mundësi të re që “Betoni” të riorganizohet ose do të shkon në falimentim.

Të martën, në seancë,  do të shihet shuma e saktë e borxhit, por edhe kërkesat  për arkëtim që i ka kompania nga Shtipi.

Gjykata themelore në Shtip konfirmon se bëhet fjalë për dokumentacion me  vëllim të madh me 30 fletë-pronësi në pronësi të kompanisë, për çka drejtori për falimentim ka kërkuar kohë shtesë për ta përpunuar dokumentacionin e kontabilitetit.

Ndërkohë, Gjykata ka ndaluar menaxhim me pronën e “Betonit”, përkatësisht ka përcaktuar masë për ngrirje të pronës. Punëtorët të cilët kanë gjetur punë janë larguar në kompani tjera, ndërsa të tjerët janë në listën e Agjencisë për punësim dhe i shfrytëzojnë beneficionet e ligjit për  marrëdhënie pune.

Këtë e vërtetoi drejtori i përgjithshëm i “Betonit”, Vançe Mijallçev, i cili shpreson se të martën kreditorët megjithatë do të vendosin për të riorganizuar kompaninë.

– “Betoni” ka kërkesa për arkëtim. Vetëm nga kompania greke “Interkat”, për të cilën si nën-kontraktues e ka ndërtuar Spitalin Klinik në Shtip, kërkon 124 milion denarë. Kompania greke i ka arkëtuar këto para nga investitori – Ministria e shëndetësisë, por nuk ia ka paguar “Betonit” – thotë Mijallçev.

Avokati Sasho Boshkov, i cili është pjesë e drejtorisë së “Betonit”, ka konfirmuar se aktualisht janë në proces gjyqësor “Interkat” për arkëtim të mjeteve për punën e kryer.

Mijallçev plotëson që kanë edhe një kërkesë të konsiderueshme për arkëtim të mjeteve nga kompania “Beton” e Shkupit, që nuk ka paguar për realizim e punimeve të kontraktuara për rrugë dhe mbikalime dhe punime tjera ndërtimore në ekspres rrugën Shtip – Koçani.

Fati i “Beton” do të përcakton edhe fatin e mëtejmë të tre objekteve të mëdha nga projekti “Shkupi 2014”. Vlera e Shtëpisë së Qytetit është mbi 22,5 milionë euro, kurse ajo e objektit FINKI është 13.142.406 euro.

Kompania “Beton”nga Shtipi, e cila ekziston më shumë se 70 vite, është një nga kontraktuesit kryesorë për ndërtime në projektin Shkupi 2014, prej ku ka arkëtuar 55 milionë euro.

Derisa ndërtoheshin objektet, ka pasur ndryshim në listën e pronarëve, ashtu që tani sipas të dhënave nga Bursa e Maqedonisë, në drejtori përveç Mijallçevit dhe avokatit Boshkov, në bordin e drejtorëve si kryetar është Dejan Pandeleski nga “Pelisterka”, Todor Mirçevski dhe Orce Kamçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button