Nga nesër biseda më të lira telefonike me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën

Nga e hëna do të ketë ulje të çmimit të roamingut mes Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sërbisë.

Ndërkaq nga viti 2021 çmimi i roamingut do të hiqet tërësisht në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar në Samitin e dytë digjital për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për fillim të procedurës për heqjen e roamingut ndaj Bashkimit Evropian.

Marrëveshja u nënshkrua më 4 Prill në Beograd, teksa fillimisht operatorët e telekomunikacionit do të kenë të drejtë të aplikojnë shtesa mbi këto tarifa. Sipas të dhënave të AKEP, tre operatorët celularë që operojnë në tregun vendas kanë dorëzuar tarifat që do të zbatojnë duke nisur nga dita e hënë.

Qytetarët shqiptarë pritet të jenë ndër përfituesit më të mëdhenj nga kjo marrëveshje, për shkak të përdorimit më të lartë të “roaming” krahasuar me shtetasit e rajonit që vijnë në Shqipëri, por edhe për shkak të kostove të larta që tashmë kursejnë.

Sipas AKEP, kompanitë shqiptare paguan rreth 550 mijë euro për “roaming” ndaj operatorëve rajonalë, ndërsa çmimi që paguajnë përdoruesit shqiptarë është edhe më i lartë.

Në bazë të marrëveshjes, tarifat “roaming” me pakicë nuk duhet të jenë më të larta se 0.19 euro/minutë, 0.06 euro/SMS dhe 0.18 euro/MB. Kjo përkthehet në një kursim deri në 10 herë të qytetarëve shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button