Koleksioni i të brendshmeve “Kimono” i Kim Kardashian shkakton pakënaqësi në Japoni dhe botë

Më 25 qershor, personaliteti amerikan i argëtimit Kim Kardashian njoftoi një linjë të re të veshjesh dhe aksesorësh të quajtur “Kimono”. Plani i Kardashian për të tregtuar produktet e saj, duke përdorur një fjalë që është e zakonshme dhe ikonike në Japoni, solli reagime në mediat sociale⁠, por dhe zemërim, shkruan Global Voices.

Ndërsa përkthimi i drejtpërdrejtë i “kimono” (着 物) mund të thotë fjalë për fjalë “diçka që vesh”, fjala në fakt i referohet një veshjeje tradicionale në Japoni, zakonisht për raste formale apo të veçanta.

Sot kimono është një veshje mëndafshi me cilësi të lartë në modelin tim të preferuar. Meqë “hitoe” mund të përdoret vetëm në pranverë dhe në vjeshtë, ngjyra delikate e gjelbër e saj e gjethes, zakonisht e lidhur me vjeshtën e bën atë të përshtatshme për dy sezonet

Ndërsa Kardashian planifikon të nxjerrë në treg një seri produktesh nën markën “Kimono”, përfshirë valixhe, parfum dhe deodorant, ylli amerikan i TV dha njoftimin për markën e saj të re duke zbuluar një linjë brendshmesh për gratë.

Shumë komentues vunë në dukje se ato nuk dukeshin fare si veshja me të njëjtin emër në Japoni:

Lajmi u raportua shpejt si një polemikë nga shumë burime të njohura mediatike në gjuhën angleze, përfshirë CNN, The Guardian dhe Los Angeles Times. BBC përktheu raportimin e saj mbi ngjarjen në japonisht.

Jo të gjithë ishin të bindur se lajmi ishte i diskutueshëm në Japoni. Stephen Stapczynski, një korrespondent prej një kohe të gjatë i Bloomberg në Azi vuri në dukje:

Deri të enjten, më 27 qershor, lajmi nuk u raportua në edicionet dixhitale të ndonjë prej gazetave më të mëdha të Japonisë, përfshirë YomiuriAsahi ose Mainichi. Në vend që të raportojë lançimin e “Kimono”, gazeta Sankei ripublikoi një njoftim për shtyp që promovonte edicionin e gushtit të revistës Vogue Japan kushtuar rritjes së ndikuesve në marketing, përfshirë Kim Kardashian.

Deri më tani, Buzzfeed është i vetmi burim kryesor i lajmeve në Japoni që raportoi se si japonezët po reagojnë ndaj markës së re të Kardashian.

Teksa zemërimi si brenda dhe jashtë Japonisë është përqendruar deri më tani në përvetësimin nga Kardashian të termit “kimono” për të shitur të brendshmet, vëzhguesit e tjerë vunë re se ajo po përpiqet të regjistrojë si markë tregtare vetë fjalën.

Siç raporton faqja amerikane e lajmeve argëtuese, TMZ, aplikimi për markën tregtare të Kardashian KIMONO INTIMATES mund të gjendet në internet.

Llogaria popullore në Twitter, Tokyo Fashion raportoi se Kim Kardashian paraqiti një listë emrash për regjistrim si markë tregtare me fjalën” kimono “(madje edhe për kimonon si veshje), që nëse miratohet do t’i lejonte asaj të ndalonte kompanitë japoneze të përdorin fjalën “kimono” në Amerikë […]”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button