Sabit Bilali përforcimi më i ri në KF Shkupi

FC Shkupi vazhdon me përforcime. I fundit që ka hedhur firmën me skuadrën nga Çairi është Sabit Bilali. Mesfushori 21 vjeçar ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Shkupin me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Është kënaqësi për mua që sot arrita të firmos për klubin e Shkupit, një ekip që ka traditë të madhe dhe klub me tituj të fituar. Pa dyshim se do të mundohem në secilën ndeshje të jap maksimumin nga vetja për të përmbushur planet e klubit dhe për të kënaqur tifozët më të zjarrtë “Shvercerat”, ka thënë Bilali pas firmës me KF Shkupi.

21 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Makedonija Gj.P., ndërsa më herët ka luajtur edhe për Renovën, Shkëndijën, Gostivarin, FSV 63 Luckenwalde dhe Dinamo Zagreb.

Bilali sezonin e fundit me fanellën e skuadrës nga Gjorçe Petrovi regjistroi 33 ndeshje nga gjithsej 36, duke qenë një ndër më të merituarit për sukseset e ekipit, që edicionin e kaluar arriti deri në finalen e Kupës së Maqedonisë, ndërsa gjithashtu arritën të sigurojnë një vend për në ndeshjet e Liga Europa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button