Alimi pyeti për Lubotenin, Spasovski: Qytetarët që e fitojnë bukën me djers të mos frikësohen

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ejup Alimi ka parashtruar pyetje në seancën për pyetje deputetësh për rastin e aksionin policor në fshatin Luboten, transmeton Portalb.mk.

Ai ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski se pse lejoi aksion spektakular të policisë gjatë sekuestrimit të duhanit dhe pse institucionet kompetente nuk kanë parandaluar depërtimin e duhanit në atë vend.

“Është e njohur që Luboteni prodhon duhan, ajo është veprimtari shekullore në këtë anë. Cili ishte qëllimi i forcave ushtarake, veturave dhe autoblindave të shkojnë në Luboten? Nuk dua të besoj se ministrit Spasovski ka lejuar aksion spektakular me vetura të armatës. Nëse i keni ftuar që të paraqiten në stacion, jam i sigurt se njerëzit do të sillmi mostra të hetimit”, tha Alimi.

Sipas tij, duhet të hetohen organizatorët kryesor të kontrabandës së duhanit, e jo siç tha ai, personat të cilët merren me këtë veprimtari bujqësore.

Oliver Spasovski
Oliver Spasovski

Ndaj tij u përgjigj ministri Spasovski, i cili tha se qytetarët të cilët me djers e fitojnë bukën, të mos frikësohen, sepse edhe qytetarët janë kundër atyre që fusin miliona në xhep në mënyrë të paligjshme.

”Nuk janë qëllim ndaj asnjë aksioni banorët e Lubotenit. Aksioni u realizua në 13 lokalitete ku u realizuan bastisje. Nga 400-500 shtëpi në Luboten, bastisje është bërë vetëm në nëntë objekte. Rreth 14 tonë duhan është konfiskuar dhe më shumë se 95 për qind bëhet fjalë për trafikim të duhanit që është aktivitet i jashtëligjshëm. Janë konfiskuar 5 makina. Ky aksion është planifikuar që një kohë të gjatë dhe janë grumbulluar shumë dëshmi. Unë e di që secili qytetarë që është vendas nuk duhet të frikësohet, i cili me djersën e vet e fiton bukën. Unë e di se edhe ata janë kundër personave të cilët në mënyrë të paligjshme fusin miliona në xhep”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button