Seanca për pyetje deputetësh, përplasje për “Kokin” dhe Zafirovskin

Seanca plenare me pyetje deputetësh është duke u zhvilluar në mes përplasjesh së kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, më të ashpra për rastin e ashtuquajtur “Koki” dhe ambasadorin e RMV-së në Francë, Lupço Zafirovski, transmeton Portalb.mk.

Për rastin e “Kokit” për të cilin thuhet se reketon persona duke u marrë mjete parash, sot ka pyetur Milloshoski, e ndërkaq Zaevi njoftoi se për të njëjtin është duke u realizuar hetim në bazë të procedurës “me të dëgjuar”.

“Gjatë kësaj periudhe është duke u folur për Kokin i cili reketin dhe bën larje parash, dhe shumë e njohin edhe bashkëpartiakët tuaj. A ka arritur zë te ju se ka një këshilltar tët illë në televizion dhe a jeni të njohur se nga një ish kryetari shkupjan ka marrë 200.000 denarë?”, pyeti Milloshoski.

“Kam pyetur, dhe më kanë thënë se po kryhet hetim në bazë “me të dëgjuar. Uroj të ketë dëshmi dhe të pastrohet kjo situatë”, iu përgjigj Zaevi.

Përplasja Milloshoski – Zaev është bërë edhe për ambasadorin Zafirovski. Milloshoki ka thënë se ai nuk jeton në Paris, ka vendbanim të përhershëm në Shkup, e kurse nuk e pranon pagën në Shkup.

“Kryeministri dhe këshilltari i ikin pagesës së tatimit, e pranon pagën në Serbi në xhirollogari, të cilën e ka hapur pikërisht për shkak të asaj që në Maqedoni t’u ikë detyrimeve. Me këtë kryhet vepër penale “mashtrim”. Pyetja ime është se nëse kryeministri Zaev e ka ditur se këshilltari special i Makronit nuk jeton në Paris dhe se jeton në Shkup, dhe se nuk e pranon pagën prej 1.2000 euro në Shkup, por e pranon në Serbi?”, pyeti Milloshoski.

Ndaj kësaj është përgjigjur Zaevi: “Kush e angazhon këshilltarin ai e sjellë faturën e vetë dhe e në atë faturë realizohet pagesa. Nuk kam për qëllim të bëhem organ hetuesie, pse dikush ka xhirollogari brenda apo jashtë. Ai person një pjesë të kohës së tij e kalon në Francë, normalisht se është qytetar i yni, quhet Lupço Zafirovski dhe ka vendbanimin këtu”.

Ai më tej ka sqaruar se një pjese të këshilltarëve u ka skaduar tashmë mandati, sepse kanë qenë të angazhuar me honorar, dhe kjo e drejtë siç tha Zaevi i është lejuar me Ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button