Diga e lumit Otinja në pritje të parave nga qeveria

Fillimin e ri të projektit një dekadësh për Shtipin e shënoi debati publik, para pak kohësh, për ndërtimin e digës në lumin Otinja. Premtimi parazgjedhor i kryetarit nga radhët e LSDM-së, Blagoj Boçvarski, pritet të fillojë në fund të mandatit të tij, transmeton META.mk.

Diga, që do të dedikohet për rekreacion, turizëm, mbrojtje nga përmbytjet, furnizimi me ujë dhe ndikim mbi ndryshimet klimatike, do të jetë atuja në fushatën për zgjedhjet e ardhshme lokale. Projekti, që kap shumën shtatë milionë euro, do të financohet nga Qeveria, me pjesëmarrje të Komunës së Shtipit.

Në të kaluarën kjo digë ishte premtimi kryesor i pothuajse të gjithë kryetarëve të komunave. Megjithatë, për këtë projekt më së shumti deri tani është bërë në vitin 2002 kur është bërë projekti në letër, nga Instituti i ndërtimtarisë.

Në debatin publik, kryetari Bocvarski ka informuar se ka pasur lëvizje të konsiderueshme. Është reviduar dhe është hartuar projekti ideor themelor, i cili është në fazën e shtypjes, ndërkohë po punohet për ndryshimin e Planit të detajuar urbanistik. Komuna po e përgatit rebalancin e buxhetit komunal për punët fillestare, që planifikohen jo më herët se kah fundi i këtij viti.

“I kemi edhe procedurat e tenderimit, mbase do të jetë ndërkombëtar, sepse shuma e investimeve është e madhe dhe të gjitha afatet do të jenë më të gjata. Vlerësim optimist është se ndërtimi do të fillojë në nëntor ose dhjetor, por më e sigurt është se do të jetë në fillim të vitit të ardhshëm”, thotë Bocvarski.

Projekti është për një digë, me një kapacitet prej 3 milion metra kub ujë. Liqeni që do të formohej do të kishte një thellësi prej të paktën pesë metra. Po realizohet edhe në studim për mjedisin jetësor, që është në fazën përfundimtare, e pas kësaj pritet komplet dokumentacioni, i cili do të shkojë për miratim në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve.

Disa nga qytetarët, në seancën publike, ishin të interesuar nëse do të merret parasysh gjendja faktike, përkatësisht shtëpitë e ndërtuara të pushimit. Komuna njoftoi se është planifikuar një zonë e gjelbër për rekreacion me hapësirë ​​banimi.

Tashmë 40 vjet flitet për digën e Otinjës. Banorët e Shtipit, bashkë me banorët e komunës fqinje Karbinci, që dikur i takonin një njësie administrative, kanë pas mbledhur mjete nëpërmjet vetë-kontributit për një digë tjetër – Lumin e Kozjakut.  Shtipi s’ka diga, s’ka hapësirë ​​rekreative të rëndësishme dhe ideja është të  ndërtohet. Paratë e mbledhura nga vetë-kontributi, më shumë se dy milionë euro mbetën të papërdorura. Ato qëndrojnë në një llogari të veçantë bankare dhe pa ndonjë ide si të përdoren.

Komuna e Shtipit njoftoi se nuk i planifikojnë këto para.

“Ri-dedikimi i atyre parave mund të bëhet vetëm me referendum sepse ato janë për furnizimin me ujë”, u përgjigjën nga komuna e Shtipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button