Interi ofroi 10 milionë euro për huazimin e Lukakut

Klubi futbollistik italian nga Milano i ka ofruar Manchester Unitedit 10 milionë euro për një huazim dy vjeçar të futbollistit belg Romelu Lukaku, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse arrihet marrëveshje, Interi pas dy vitesh do të duhej të blejë Lukakun për 60 milionë euro”, theksojnë mediat italiane dhe britanike.

Agjenti i tij Federico Pastorello të martën ishe në Milano, ku ka biseduar me përfaqësuesit e Interit, të cilët do të mund të sjellin lojtarin pas 30 qershorit, kur UEFA në pajtim me “fair-play”-in financiar (FFP) jep aprovimin.

“Interi publikisht ka shprehur dëshirë dhe plane për të sjellë Lukakun. Do të shohim çka do të ndodhë. Lukaku është si një ëndërr, edhe atë një ëndërr që vështirë të arrihet. Megjithatë, unë besoj se gjithçka është e mundur. Nuk është e pamundur që transferimi të realizohet sepse Interi po përpiqet me të vërtetë”, tha Pastorello.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button