Incidenti në stadium, 16 të vdekur në festimet e ditës së Pavarësisë

16 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një përplasje brenda në stadiumin e Madakaskarit gjatë festimeve të ditës së pavarësisë, njofton TCH.

Akoma nuk janë të qarta arsyet e incidentit por policia thotë se aksidenti i rëndë ndodhi kur personat po tentonin të largoheshin nga stadiumi.
Ngjarja ndodhi në stadiumin e kryeqytetit, në Antananarivo.

Shtatorin e kaluar, gjatë një ndeshje futbolli në të njëjtin stadium një aksident i ngjashëm vrau një person dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë.

Në incidentin e fundit, mijëra njerëz u mblodhën në një stadium për një paradë ushtarake dhe një koncert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button