Nga “Euromaks” janë të kujdesshëm, kurse banorët dhe ekologët skeptikë për fatin e minierës Illovica

Banorët e fshatrave Shtukë dhe Illovica tashmë dhjetë ditë janë duke e bllokuar hyrjen në zonën e koncesionit të minierës së bakrit dhe arit Illivica, edhe pse qeveria ka vendosur ta detyrojë Ministrinë e ekonomisë për të përcaktuar nëse ka bazë ligjore për revokimin e koncesionit për minierën, dhe burime nga rruga e Ilindenit nr.2 thonë se praktikisht është marrë vendimi. Banorët dhe ekologët janë ende skeptikë se kjo do të ndodhë, transmeton META.mk.

Për vendimin e djeshëm të qeverisë me një njoftim të shkruar me kujdes u lajmërua edhe koncesioneri “Euromaks Risorsis”.

“Në frymën e partneritetit, kompania është e angazhuar të mbrojë interesat e të dy palëve në marrëveshjen e koncesionit dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. Opinionet që i kemi nga profesorë të shquar të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës administrative, si dhe kompanitë ligjore me reputacion tregojnë pajtueshmëri të plotë të “Euromaksit” me ligjet”, thuhet në përgjigjen nga kompetentët në kompani.

Ekologët thonë se kishin pritur revokim të plotë të koncesionit për shkak se janë plotësuar të gjitha kushtet formale dhe ligjore për të, veçanërisht për shkak se në seancën e 63-të qeveria e ka ngarkuar ministrinë që në afat prej shtatë ditësh për të përgatitur informacion për plotësimin e kushteve për të ndërprerë koncesionin për eksploatim.

“Që atëherë asgjë nuk ka ndodhur”, thotë Gjorgi Tanushev nga “Lugina e shëndetshme” (“Zdrav Kotlina”).

Qeveria nuk kishte asnjë koment rreth pretendimeve të koncesionerit “Euromaks Risorsis” se nuk i kanë shkelur ligjet në vend në lidhje me koncesionin e Illovicës.

“Qeveria e obligoi Ministrinë e Ekonomisë që në rast se aspektet ligjore formale nuk përmbushën, të prishet kontrata me kompaninë “Euromaks”. Në seancën e ardhshme të qeverisë do të merret vendimi zyrtar”, u përgjigj zëdhënësi Muamet Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button