Gjyqësori, joefikas në luftën kundër korrupsionit

Nëse sigurohet pavarësia e gjykatave atëherë gjyqësori mund të fillojë të funksionojë në mënyrë të paanshme. Kështu vlerëson Grupi i shteteve kundër korrupsionit i njohur si GREKO në vlerësimin e vendit tonë për pushtetin gjyqësorë, transmeton Alsat-M.tv.

Në raport thuhet se sistemi i drejtësisë penale nuk është i suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit. Edhe pse GREKO tërheq vërejtjen për mos- funksionim të sistemit që duhet të sigurojë drejtësi për të gjithë, kryetari i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev siguron se jo çdoherë gjykatësit janë fajtorë për drejtësinë e ngadalshme.

“Gjykatësit veprojnë në bazë të akuzave, në bazë të kërkesave nga Prokurori dhe i zbatojnë procedurat penale. Me siguri që edhe ata në zhvillimin e procedurave ballafaqohen me problem të caktuara që ua imponon nevojën për anulimin e seancave”- deklaroi Kiro Zdravev– Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Zdravev gjithashtu vlerëson se pavarësia e gjyqësorit është kushti më i rëndësishëm për procesin e reformave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button