Koncesioni për Ilovicën do të merret, duhet të respektohen procedurat ligjore

Vendimi për ta marrë koncesionin e minierës Ilovicë praktikisht është sjellë dje, sepse në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjetur lëshime formale-juridike për shkëputje të marrëveshje me koncesionerin “Euromaks Risorsis”, njofton Portalb.mk.

Siç njofton “Meta”, kjo nënkupton se pas skadimit të afatit shtatë ditor, i cili iu dha Ministrisë së Ekonomisë “për ta vlerësuar përmbushjen juridike të kërkesës për fitim të lejes për eksploatim të lëndës së parë minerale – bakrit dhe arit”, për “Euromaks Risorsis”, në lokacionin Ilovicë, komuna e Bosillovës dhe komuna Novosellë , Ministria e Ekonomisë do ta refuzojë kërkesën e koncesionerit.

Meqë koncesioni për minierën Ilovicë ka skaduar para tre vjetësh, në të cilin vazhdimisht janë thirr edhe eko-aktivistët dhe përfaqësuesit e banorëve të vendit, të cilët për një kohë të gjatë e kanë kundërshtuar hapjen e minierës, është e qartë se edhe vendimi i Ministrisë së Ekonomisë do të jetë në dobi të kërkesave që të mos hapet.

Banorët edhe sot, në ditën e dhjetë të protestës e kanë bllokuar hyrjen  në hapësirat e minierës Ilovicë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button