PSG propozoi shkëmbimin Neymar – Pogba

Pogba ka kërkuar largimin nga Manchester United dhe ekipi anglez ka rënë dakord për ta lënë të lirë francezin, transmeton TopChannel.

Në garë janë Juventus që kërkon ta rikthejë në Seria A dhe Real Madrid. Tashmë interes ka shfaqur edhe PSG. Ndryshe nga dy ekipet e tjera PSG ka surprizuar me ofertën që pritet ti bëjë Manchester United.

Sipas mediave në angli PSG është gati të shkëmbejë Neymar me Pogba. Kjo mund ti thyente dy kandidaturat e tjera, Juventus dhe Real Madrid pasi një ekip e ka shumë të vështirë të mos pranojë Neymar në ekip.

Situata e Pogbas është shumë interesante dhe po merr vëmendjen mediatike nga interesi që kanë shfaqur ekipet e mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button