Takimi i sekretarëve të partive të koalicionit qeveritar: “Fshesa” është në dobi të qytetarëve

Sekretari I LSDM-së, Lupço Nikollovski, sot u takua me sekretarët e partive që bëjnë pjesë në koalicionin qeveritar, për të biseduar në lidhje me ndryshimet në qeveri, njofton Portalb.mk.

Në takim u bisedua për temat aktuale, realizimin e reformave, bashkëpunimin në koalicionin qeveritar, sidomos për procesin e njohur si “fshesa”, duke e vlerësuar si një proces në dobi të qytetarëve.

“Ndryshimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë në kontinuitet. Bashkëpunimi mes partnerëve është i mirë, qëllimi i përbashkët është ndryshimet dhe korrigjimet që po ndodhin të forcojnë përfitimet ekonomike për të gjithë qytetarët. Interesat e qytetarëve dhe përparimi i shtetit janë në rend të parë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Në fund, vlerësohet që të vazhdohet me takime të tilla në nivel të sekretarëve të partive, sepse këto takime ndikojnë në koordinimin sa më të mirë të partive brenda koalicionit.

LEXO: Ministrat e rinj do të votohen të mërkurën, Zaevi si ministër i Financave – problematike
LEXO: Zaev thotë se “fshesa” nuk do të kalojë te ministret e Qeverisë
LEXO: Reagoi ASH-ja: “Fshesa” e qeverisë doli dështim, zgjedhjet janë alternativa më e mirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button